KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » TVSH mund të mblidhet nga subjektet private
TVSH mund të mblidhet nga subjektet private

TVSH mund të mblidhet nga subjektet private

Mbledhja e TVSH në Shqipëri pritet t’u besohet subjektve private. Lajmi është dhënë nga ministri i finacave Shkëlqim Cani gjatë një takimi me gazetarët. Sipas tij pritet që së shpejti të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë. Zyrtarët e ministrisë së financave duke folur për vështirësitë në mbledhjen e TVSH thonë se ka probleme pasi faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale. Probleme ka edhe me evidentimin e transaksioneve, gjurmimin e produkteve nga dogana te konsumatori etj. Sipas tyre ka shumë mundësi për falsifikim të kuponave tatimore, çka u konstatua nga lotaria e fundit propocionale e kupinit tatimor.
Mbledhja e TVSH është parë me interes nga disa kompani të huaja të cilat kanë shprehur interes për këtë shërbim. Pak kohë më parë një kompani private i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë me koncension shërbimin e mbledhjes së TVSH-së, e cila ligjërisht u takon tatimeve dhe doganave.
Mes ekspertëve të ekonomisë ka opinione të ndryshme lidhur me këtë çështje, por duket se Ministria e Financave mendon se mbledhja e TVSH duhet t’i besohet subjekteve private.
TVSH është zëri kryesor i të ardhurave në buxhetin e shtetit, me 33 për qind të tij. Të ardhurat mblidhen nga doganat dhe tatimet. Në procesin e shitjes TVSH është deri 20 për qind e vlerës së produktit. Për disa produkte nuk aplikohet TVSH, ndërsa për disa të tjerë ajo është e rikthyeshme.  TVSH në Shqipëri vlerësohet si ndër më të lartat në rajonin e Ballkanit.