KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » U nënshkrua një program 5 vjeçar bashkëpunimi kulturor mes Shqipërisë e Kinës
U nënshkrua një program 5 vjeçar bashkëpunimi kulturor mes Shqipërisë e Kinës

U nënshkrua një program 5 vjeçar bashkëpunimi kulturor mes Shqipërisë e Kinës

Distancat gjeografike, por edhe zhvillimet historike, duket se nuk ia kanë dalë të fshijnë afeksionin e hershëm mes popullit shqiptar dhe atij kinez. Merita është kryesisht e nostalgjikëve. E që kjo lidhje të mos mbarojë me brezin e tyre, ministritë e kulturës së Shqipërisë dhe Kinës, kanë bërë konkret një program bashkëpunimi kulturor pesë vjeçar. Firmat përkatëse u hodhën në Tiranë nga ministrja Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministri kinez i kulturës Ding Wei. Me anë të kësaj marrëveshje dy ministritë mbështesin bashkëpunimin e drejtpërdrejtë midis institucioneve, organizatave profesionale dhe atyre jofitimprurëse në fushën e kulturës dhe artit, në shkëmbimin e përvojave më të mira dhe realizimin e politikave në të gjitha fushat dhe nivelet kulturore, për të nxitur më tej ndërveprimin kulturor mes palëve. Prej muajsh në Tiranë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme mes dy vendeve veçanërisht në fushën e letërsisë, arteve pamore etj.