KRYEFAQJA » LAJME » U prezantua sot harta unike dixhitale e Shqipërisë
harta unike dixhitale e Shqipërisë

U prezantua sot harta unike dixhitale e Shqipërisë

Është prezantuar sot harta unike dixhitale e Shqipërisë një projekt tejet i rëndësishëm ku janë të integruara 46 harta me informacione specifike të cilat do të ndihmojnë vendimmarrjen, planifikimin, hartimin e projekteve si dhe këdo nga ne, të cilët mund ta përdorin këtë hartë në telefonet smart.

Përvec ndikimit në forcimin e reformës në administratën publike, një element shumë i rëndësishëm në funksion të zbatimit të reformës administrativo territoriale është hartimi i kufinjve administrative të 62 bashkive të reja.

Zv. Kryeministri Peleshi duke cilësuar shifra konkrete të të ardhurave nga projektet dixhitale, vuri në dukje efektin kosto eficent të hartimit dhe zbatimit të projekteve të qeverisë apo individit.

Bashkëpunimi institucional është cilësuar tejet i rëndësishëm për të plotësuar të dhënat specifike për secilën fushë. Projekti u asistua nga qeveria Norvegjeze si në aspektin teknik ashtu edhe atë financiar.