KRYEFAQJA » LAJME » U21 Shqipëri – Greqi në “Elbasan Arena”
U21 Shqipëri - Greqi në "Elbasan Arena"

U21 Shqipëri – Greqi në “Elbasan Arena”

Kombëtaret U21 të Shqipërisë dhe Greqisë luajnë të enjten në “Elbasan Arena”, në një takim të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian. Skuadra shqiptare ndodhet aktualisht në vendin e dytë në grup me 8 pikë, pas Portugalisë së vendit të parë që ka 15 pikë. Por kuqezinjtë kanë 6 ndeshje të luajtura së bashku me Lihtenshtejnin, kundrejt 5 dhe 4 të luajtura deri tani nga kundërshtarët e tjerë të grupit. Ndonëse për U21 të Shqipërisë kualifikimi duket një mision i pamundur, trajneri Redi Jupi ka përzgjedhur një skuadër yjesh. Rashica, Manaj, Çekiçi dhe Laçi, janë futbollistë që po shkëlqejnë në klubet evropiane ku luajnë dhe që do të dalin në orën 18 në “Elbasan Arena”. Transmetimi i takimit do të sillet nga rrjeti i RTSH.

Renditja e ekipeve është:

  1. Portugalia          15 pikë
  2. Shqipëria             8 pikë
  3. Izraeli                   7 pikë
  4. Hungaria             7 pikë
  5. Greqia                  6 pikë
  6. Lihtenshtejni      0 pikë