KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uashington, përkujtohet “Marshimi i 1 milionë njerëzve”
Uashington, përkujtohet "Marshimi i 1 milionë njerëzve"

Uashington, përkujtohet “Marshimi i 1 milionë njerëzve”

Në Uashington u mblodhen të shtunën qindra mijëra njerez, për të marrë pjesë në veprimtarite e organizuara me rastin e 20-vjetorit të “Marshimit të 1 milionë njerëzve”. Në vitin 1995, udhëheqësi i grupit fetar “Nation of Islam”, Luis Farrakhan, u bëri thirrje burrave afro-amerikanëve të vinin në Uashington me premtimin për t’u bërë bashkëshortë, baballarë dhe udhëheqës më të mirë në komunitetet e tyre. Ky ishte marshimi i katërt më i madh në historinë e Uashingtonit dhe grumbullimi më i madh me shumicë afro-amerikane. Në marshimin e së shtunës me rastin e 20 vjetorit të “Marshimit të 1 milionë njerëzve” ishin ftuar burra dhe gra të të gjitha racave dhe besimeve fetare. Organizatorët thanë se këte vit theksi eshtë veneë te drejtësia lidhur me incidentet e viteve të fundit të vrasjes së dy adoleshentëve me ngjyrë dhe të marrëdhëniet mes afro-amerikanëve dhe policëve.