KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uashington, ushtria ndërhyn për të shuar zjarret
Uashington, ushtria ndërhyn për të shuar zjarret

Uashington, ushtria ndërhyn për të shuar zjarret

Në shtetin amerikan të Uashingtonit, autoritetet kërkuan ndihmën e ushtrisë për të luftuar me zjarret masive pranë qytetit Çelan. Deri tani zjarret kanë djegur 440 kilometra katrorë pyje e kanë shkatërruar rreth 100 ndërtesa. Zjarrfikësit dhe ushtarët përpqien të vënë nën kontroll 95 vatra zjarri të cilat kanë detyruar zhvendosjen e 1500 njerëzve nga zona. Qyteti Çelan ndodhet pranë një liqeni dhe është një nga zonat më të parapëlqyera turistike të këtij shteti. Zjarre janë regjistruar edhe në shtete të tjera amerikane dhe në rang vendi janë mobilizuar 29 mijë zjarrfikës për shuarjen e tyre.