KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dha urdhër për vënien e arsenalit bërthamor të vendit në gjendje gatishmërie
kim-jong-un

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dha urdhër për vënien e arsenalit bërthamor të vendit në gjendje gatishmërie

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dha urdhër për vënien e arsenalit bërthamor të vendit në gjendje gatishmërie. “Duhet të jemi të gatshëm t’i lëshojmë mbushjet tona bërthamore në çdo kohë”, tha udhëheqësi Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut. Ai gjithashtu është shprehur se vendi është i përgatitur të nisë një “sulm parandalues”. “Në çdo kohë kur Amerikanët kërkojnë luftë dhe shkatërrim për vendet dhe njerëzit e tjerë, mënyra e vetme për ta mbrojtur sovranitetin tonë është përmes kapaciteteve tona bërthamore”, eshte shprehur ai. Koreja e Veriut përdor shpesh retorika të tilla sa here miratohet ndonjë rezolute kundër saj apo sa here kritikohet në arenën ndërkombëtare, si në rastin e fundit kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, miratoi njëzëri më 2 mars sanksione më të ashpra kundër saj .