KRYEFAQJA » LAJME » Udhëzime për Vettingun
shkelqim-ganaj-udhezim-vettingu-ikldp

Udhëzime për Vettingun

Afati i fundit për dorëzimin e deklarimeve është 7 nëntori, kur Prokurorët dhe Gjyqtarët duhet të kënë dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit Pasurive, 4 formularët, në të cilat do detajohet pasuria e tyre dhe të shoqërohet me dokumenta faktues.  Përmes këtij udhëzimi Kryeinspektoi i ILDKPI-së Shkëlqim Ganaj, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të vetëdeklarojnë pasurtë, në kuadër të ligjit ” për Rivlerësimin” i njohur si Vettingu. Ligji hyri në fuqi të shtunën e 8 tetorit, ndërsa punonjësit e sistemit të drejtësisë kanë 30 ditë kohë që të pasqyrojnë në formularë pasurinë e tyre dhe të mbledhin dokumentacionin përkatës. “Për çdo pasuri në pronësi, të paluajtshme, të luajtshme, likuiditete, vlerën e aksioneve, letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim etj, subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të, duhet të deklarojë burimin, në momentin e krijimit për secilën prej tyre bashkëlidhur dokumentacionin ligjor për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit për secilën pasuri, në momentin e fitimit të tyre” bëhet e ditur në pikën 7 të udhëzimit. Personat që do të jenë subjekt i rivlerësimit, janë të detyruar të dorëzojnë dhe justifikojnë me dokumenatcion përkatës edhe pasurinë e personave të lidhur me ta. Persona të lidhur, janë rrethi i personave që kanë marrëdhënie me subjektin e rivlerësimit, përbërë nga bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët madhorë, si dhe çdo person i përmendur në çertifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, për subjektin e rivlerësimit, në periudhën e rivlerësimit. Dorëzimi i deklaratës së pasurisë duhet të bëhet nga vetë subjekti, në protokollin e ILDKPI-së.

Nga momenti i mbylljes së këtij procesi në 7 nëntor, Inspektorati i lartë i deklarimit dhe kontrollit të pasurive ka 60 ditë kohë për ti referuar dokumentat për cdo punonjës të sistemit drejtësisë, Komisionit të Posacëm të Kualifikimit. Ky institucion do kalojë në radiografi të imtësishme pasurinë dhe integritetin të gjithsecilit që pretendon të jetë gjyqtar apo prokuror në të ardhmen. Deri tani në këtë institucion kanë dorëzuar deklarimet e tyre të pasurive 17 prokurorë të krimeve të rënda.