KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Udhëzimi i ri i Ministrisë së Transporteve
ministria e transporteve, vendimet, rregullat e reja

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Transporteve

Ministria e Transporteve ka vendosur të pakësojë numrin e linjave ndërqytetëse të transportit me autobuza duke filluar nga 1 janari i vitit 2017. Sipas udhëzimit të ri të saj në të gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që ishin më parë. Liçensat për to do të jepen nga bashkitë përkatëse. Sipas udhëzimit nëse duan të liçensohen pa konkurrim, shoqëritë mund të bashkohen në një shoqëri të vetme. Përjashtim në këtë rast ka vetëm Bashkia e Tiranës e cila do të ketë 4 shoqëri transporti referuar numrit më të madh të numrit të linjave ndërqytetëse. Nëse operatorët ekzistues të transportit, nuk arrijnë me vullnetin e tyre të lirë të krijojnë shoqërinë e re, do të humbasin të drejtën e liçensimit, dhe shoqëria që do të operojë në grupin e linjave të bashkisë përkatëse, do të përzgjidhet nga Ministria e Transportit, nëpërmjet një proçesi ankandi të hapur, shpjegohet në këtë udhëzim të ministrisë së transporteve. Gjithashtu çdo bashki duhet të përcaktoje vendodhjen e terminaleve të autobuzëvë. Një nga kushtet e liçensimit është që shoqëritë të rinovojnë 20 përqind të flotës së tyre të autobuzëve gjatë vitit të parë liçensës.