KRYEFAQJA » LAJME » Uefa Champions League, ndeshjet dhe rezultatet
uefa

Uefa Champions League, ndeshjet dhe rezultatet

Tre gola të shënuar në minutat shtesë dhe kualifikimi në kasafortë. Është ky verdikti i ndeshjes mes Apoel Nicosia dhe norvegjezëve të Rosenborgut. Në GSP Stadium të Nikosias e gjithë ndeshja shkon në ekuilibër për 90 minuta me qipriotët me kërkues të cilëve iu mjaftonte një gol për të kaluar turin. Norvegjezët rezistojnë për 90 minuta, por në minutën e 91-të është Giannotas, i cili përfiton nga një pasim brenda zonës duke dërguar topin në rrjetë dhe tifozeria qipriote është në delir. Norvegjezët hidhen në kërkim të barazimit por pësojnë dhe dy gola të tjerë me Vander në minutën e 96-të dhe De Vincentin në minutën e 9-të shtesë të pjesës së dytë. Në këtë mënyrë Apoel kalon në turin play off të Uefa Champions League, ndërsa Rosenborg do të luajë në Europa Ligë.
Marko Rog, firmosi fitoren 1-0 të Dinamos së Zagrebit që mundi në transfertë gjeorgjianët e Dinamos së Tbilisit duke u kualifikuar në këtë mënyrë në turin tjetër. Surpriza e ndeshjeve të djeshme ishte skuadra irlandeze e Dundalk që arrin të eleminojë bjellorusët e Bate Borisov që vinin në këtë sfidë pas fitores në ndeshjen e parë 1-0. Irlandezët arrijnë kualifikimin historik duke fituar me rezultatin 3-0. Heroi i ndeshjes ishte David Mc Millan që realizoi një dopietë ndërsa Benson vulosi fitoren në minutën e 90-të duke bërë të nisë festa në Oriel Park.
Festival golash në Serbi në sfidën mes Crvena Zvezda dhe Ludogorets. Ndeshja e parë në Bullgari kishte perfunduar 2-2. Edhe koha e rregullt në këtë sfidë përfundoi po me të njëjtin rezultat. Vendasit nuk mundën të përfitonin nga inferioriteti numerik i bullgarëve të cilët luajtën me 10 lojtarë për 60 minuta lojë. Në shtesë, 2 herë nga 15 minuta është Ludogorets që kualifikohet duke shënuar dy gola me anë të ëanderson në minutat 92 dhe 97. Eleminohet Karabagu i Ansi Agollit ndaj çekëve të Viktoria Pilzen. Azerët kalojnë në avantazh në minutën e 5-të me anë të Muarem, por Krmencik barazoi rezultatin duke I dhuruar kualifikimin kampionëve të Çekisë. Në këtë mënyrë përfundon në turin e tretë aventura e Ansi Agollit me Karabagun në Uefa Champions Ligë.