KRYEFAQJA » LAJME » UEFA Europa League, luhen ndeshjet e turit të tretë eleminator
logo-uefa-europa-league

UEFA Europa League, luhen ndeshjet e turit të tretë eleminator

Turi i tretë eleminator i Uefa Europa Ligë ka nisur plot surpriza. Më e madhja është pa dyshim humbja e West Ham që u mund 2-1 në Slloveni nga skuadra e Domzales dhe vë në pikëpyetje kualifikimin për në turin tjetër. Dopieta e Crnic dënon djemtë e drejtuar nga Sllaven Bilic duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale. Golin e vetëm për skuadrën angleze e shënoi Noble me 11 metërsh. Në ndeshjen e kthimit do të duhet një ndeshje bindëse nga ana e Hammers. Francezët e Lillës vuajnë por arrijnë të marrin një barazim në shtëpi ndaj skuadrës azere të Gabalas. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 13-të me autor Vernydyb. Ndërkohë me nisjen e pjesës së dytë është Mendes që realizoi golin e barazimit në minutën e 47-të. Vuan dhe skuadra tjetër franceze ST Ettien që nuk shkon më shumë se barazimi pa gola kundër grekëve të Aekut. Nuk shkëlqen Panathinaikosi megjithëse arriti një fitore minimale 1-0 ndaj suedezëve të AIK Solna. Skuadra e drejtuar nga Andrea Stramaccioni arriti të gjente rrugën e rrjetës falë një gjuajtje të Moledos por në Suedi duhet të tregohen të kujdesshëm për të ruajtur rezultatin. Fitojnë dhe gjermanët e Herthes së Berlinit 1-0 në shtëpi ndaj danezëve të Brondbyt. Golin e vetëm të takimit e shënoi Ibisevic në minutën e 28-të. Shkëndija e Tetovës ka hedhur një hap të sigurtë drejt turit tjetër pasi kanë fituar ndeshjen e parë ndaj çekëve të Mlada Boleslav me rezultatin 2-0. Përsa i përket skuadrave ku aktivizohen lojtarët shqiptarë, Basaksehiri i Sokol Çikalleshit nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0 në Turiq ndaj Rijekës. Po me të njëjtin rezutlat u mbyll dhe takimi mes Lokomotivës së Zagrebit ku luan Çekiçi, Prenga dhe Grezda ndaj ukrainasve të Vorskla Poltavas. Luzerni i Jahmir Hykës barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Sasuolos, ndërsa Pas Janina e Andi Lilës u mund në transfertë 1-0 nga hollandezët e Az Alkmaar.