KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » UEFA gjobë 20 mijë euro Shqipërisë
UEFA gjobë 20 mijë euro Shqipërisë

UEFA gjobë 20 mijë euro Shqipërisë

Edhe pse tifozët shqiptarë kanë marrë lavdërime për sjelljen dhe koreagrafitë e tyre të mrekullueshme, në rrugët dhe në stadiumet e Francës gjatë ditëve të evropianit, syrit të vëzhguesve të UEFA-s nuk ju kanë shpëtuar edhe gabime. Në takimin e parë të Shqipërisë me Zvicerën, UEFA ka zbuluar se tifozat shqiptarë kanë hedhur fishekzjarre në fushë. Kjo ka mjaftuar që organizmi më i lartë evropian i futbollit të ndëshkojë Federatën Shqiptare të Futbollit me  gjobën prej 20 mijë eurosh.