KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » UEFA i vendos Austrisë flamurin e Shqipërisë
UEFA i vendos Austrisë flamurin e Shqipërisë

UEFA i vendos Austrisë flamurin e Shqipërisë

Edhe UEFA gabon. Në faqen e saj në Twitter për Euro 2016, në pasqyrimin e takimeve të ditës së mërkurë, krahas skuadrës së Austrisë është vënë flamuri kombëtar i Shqipërisë. Gabimi i është vënë në dukje UEFA-s nga ndjekësit shqiptarë në Twitter dhe ai është riparuar menjëherë. Disa tifozë ndërkohë me doza humori kanë kërkuar “dënimin” e organizatës. Sipas tyre ky gabim është po aq i rëndë sa ai i tifozëve shqiptarë që hodhën fishekzjarre në takimin Shqipëri – Zvicër, gabim për të cilin FSHF u dënua nga UEFA me 20 mijë euro gjobë.