KRYEFAQJA » LAJME » UEFA: Ja ku mund të luajnë futbollistët kosovare

UEFA: Ja ku mund të luajnë futbollistët kosovare

Zgjidhet më në fund enigma se si dhe ku mund të luajnë futbollistët shqiptarë me nënshtetësi kosovare, të cilët aktivizohen me kombëtare të shteteve të tjera. Alasdair Bell, njeriu që me fjalimin e tij në Kongresin e UEFA-s, u shpall si hero për Kosovën, pasi ai ndikoi shumë që ajo të zgjidhej si anëtare e 55-të e saj, ka dolë në konferencë për shtyp si zyrtar ligjor i organizmit më të lartë ndërkombëtar të Evropës. Ai ka sqaruar edhe një herë situatën e Kosovës, por këtë herë në lidhje me lojtarët me prejardhje nga Kosova, dhe të cilët deri tani kanë luajtur për kombëtaret e tjera. “Nëse një lojtar ka zgjedhur të luajë për Zvicrën, për shembull, kur ai kishte edhe nënshtetësi të Kosovës dhe Zvicrës, nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë skuadër. Pra, Behrami, Xhaka dhe Shaqiri, në momentin kur kanë zgjedhur Zvicrën, nuk kanë pasur edhe nënshtetësi të Kosovës, ligjërisht ju mundësohet të luajnë për Kosovën, nëse ata zgjedhin atë” – tha Bell.