KRYEFAQJA » LAJME » UEFA kërkon nga FFK përgatitjen e gjyqtarëve
UEFA kërkon nga FFK përgatitjen e gjyqtarëve

UEFA kërkon nga FFK përgatitjen e gjyqtarëve

Para pak ditësh, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar një letër nga UEFA, në të cilën jepen udhëzime për gjyqtarët kosovarë dhe përgatitësit e tyre. UEFA ka kërkuar që si fillim të stërviten tre gjyqtarë (një kryesor dhe dy ndihmës), të cilët do të kenë mundësi për të marrë thirrje ndërkombëtare.

Atyre u është treguar se si duhet vepruar në këtë periudhë para se të nisin me gjëra konkrete, derisa tashmë është caktuar edhe drejtuesi dhe këshilluesi i tyre. Pasi kjo treshe të marrë stemën e FIFA-s, atëherë ekziston mundësia që numri i gjyqtarëve të rritet, por shumë gjëra varen edhe nga paraqitja e gjyqtarëve të parë kosovarë që do ta përfaqësojnë Kosovën.