KRYEFAQJA » LAJME » UEFA shtyn hyrjen e Kosovës në grupet kualifikuese per Rusi 2018
UEFA shtyn hyrjen e Kosovës në grupet kualifikuese per Rusi 2018

UEFA shtyn hyrjen e Kosovës në grupet kualifikuese per Rusi 2018

Kongresi i Jashtëzakonshëm i UEFA-s do të mbahet me 14 shtator 2016 në Athinë. Këtë e ka vendosur sot Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i mbledhur në Bazel të Zvicrës, në prag të finales së Ligës së Europës, duke përcaktuar datën e zgjedhjeve presidenciale tëUEFA-s.

Ky kongres shërben për të zgjedhur edhe anëtaren europiane të Këshillit të FIFA-s. Kandidatët për të dy këto zgjedhje kanë afat deri me 20 korrik për të paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tyre.

Përsa i përket futjes së klubeve kosovare në kupat e europës për sezonin 2016-2017, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që skuadra kampione e kampionatit dhe fituesja e kupës së Kosovës mund të hyjnë, respektivisht, për turin e parë paraeliminator të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, vetëm nëse plotësojnë parametrat e lejimit sipas nenit të 15-të për Liçencimin e Klubeve në UEFA dhe Rregulloren e Fair Play-t Financiar. Ky vlerësim do të bëhet nga ana e administratës së UEFA-s brenda afatit kohor të 31 majit 2016.

Së fundmi, do të krijohet një grup pune për të biseduar se si do të futen Kosova dhe Gjibraltari në grupet kualifikuese të UEFA-s për botërorin Rusi 2018 pas pranimit të tyre si shoqëri anëtare të FIFA-s.