KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » UEFA uron dhe kontrollon
UEFA uron dhe kontrollon

UEFA uron dhe kontrollon

UEFA ka uruar Shqipërinë pas fitores së saj historike ndaj Rumanisë. “Bravo Shqipëri”, ka shkruar në Facebook UEFA, ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto nga momenti i festimit të golit të Armando Sadikut. Por UEFA nuk ka harruar edhe detyrën. Mbrojtësi i majtë Ansi Agolli është ftuar në zyrat e  anti-dopingut të UEFA-s për të bërë kontrollet e rastit. Lajmi është konfirmuar nga vetë Agolli. “Më thirrën për testet anti-doping, por isha në rregull. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore të madhe. Çdo koment është i tepërt” tha Agolli. Ai ka qenë ndër lojtarët më të mirë në këto tre takime për kombëtaren shqiptare, veçanërisht në takimin ndaj Rumanisë.