KRYEFAQJA » LAJME » UEFA zëvendëson Skënderbeun me Partizanin
partizani_fshf

UEFA zëvendëson Skënderbeun me Partizanin

Vendimi i KAS të Lozanës për pezullimin e Skënderbeut për një vit nga UEFA Champions League, e ka detyruar UEFA-n, që të marrë një vendim për zëvendësimin e korçarëve me ekipin e Partizanit, i cili u rendit i dyti në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore. Ky vendim është marrë sot. Partizani do të luajë më datë 13 korrik për UEFA Campions League, kundër skuadrës hungareze të Ferencvaroshit.

Takimi midis Slovan i Bratislavës dhe Partizanit do të zhvillohet të enjten sipas parashikimit, por thjesht për tifozët, pasi rezultati nuk ka asnjë vlerë. Slovan kalon në turin e ardhshëm UEFA Europa League, ndërsa Partizani, do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm eruropian, që është UEFA Champions League.