KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Uellsi qëndron në europian
Euro 2016: Uellsi, kualifikim historik për në çerekfinale

Uellsi qëndron në europian

Uellsi kualifikohet për në çerekfinale të Euro 2016 falë suksesit 1-0 kundër Irlandës së Veriut. Ndeshja u luajt sot në orën 18:00 në stadiumin Parc des Princes në Paris. Pjesa e parë ishte me pak aksione dhe pa ndonjë rast për gol. Në të 10′ Dallas gjuan në portë, por pret Hennessey. Ward gjuan në portën e Uellsit në të 22′, por Hennessey e ndjek me sy topin që shkon mbi traun e portës.

Bale kërkon të zhbllokojë rezultatin në të 58′, por goditja e dënimit e tij pritet nga portjeri i Irlandës së Veriut McGovern. Në të 75′ vjen avantazhi i Uellsit, një krosim nga e majta e Bale drejt e në zonë të rreptësisë, McAuley kërkon që të ia heqë topin lojtarit të Uellsit Robson-Kanu, por e shtyn atë në rrjetë. Ky është një kualifikim historik i Uellsit në një Kampionat Europian.