KRYEFAQJA » LAJME » Uidhërsi nderohet me “Çelësin e Tiranës”
Uidhërsi nderohet me "Çelësin e Tiranës"

Uidhërsi nderohet me “Çelësin e Tiranës”

Ish-ambasadorin amerikan në Tiranë Xhon Uidhërs është nderuar me medaljen “Çelësi i Tiranës” nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në prani të figurave të njohura të jetës politike shqiptare, botës diplomatike dhe asaj fetare, zoti Veliaj me fjalë të zgjedhura ka shprehur vlerësimet maksimale për diplomatin amerikan, i cili sipas tij ka bërë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Kam kënaqësinë e veçantë që t’i dorëzoj “Çelësin e Tiranës” ish-ambasadorit Withers. Ai ka qenë një kritik i korrupsionit në Shqipëri dhe ka punuar për demokratizimin e saj më shumë se disa nga ne” tha zoti Veliaj.
Zoti Uidhers u shpreh se ishte i nderuar për këtë vlerësim që i jepet nga bashkia e kryeqytetit shqiptar. “Ndihem shumë mirë që shumë miq shqiptarë kanë ardhur në këtë ceremoni. Është një nder marrja e çelësit të këtij qyteti kaq të dashur për mua” tha ish ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhërs.
Zoti Uidhërs ka qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri në vitet 2007-2010. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimet demokratike të kësaj periudhe, vecanërisht në momentet kulmore, pranimin e Shqipërisë në NATO, por edhe tragjedinë e Gërdecit. Edhe pas largimit të tij nga Shqipëria, Xhon Uidhërs ka qenë i pranishëm në Shqipëri me vlerësimet dhe këshillat e tij. Në më shumë se një rast ai ka përsëriture se sfida kryesore për Shqipërinë është sistemi i drejtësisë.