KRYEFAQJA » LAJME » Ujërat e zeza Durrës
kanali, ujrat e zeza, durres, plazh, permiresim

Ujërat e zeza Durrës

Qyteti i Durrësit ka përfituar një investim të rëndësishëm që lidhet me zbatimin e një projekti të ri për kanalizimet e ujërave të zeza. Zona që aktualisht është problematike nga Currilat deri në hyrje të shëtitores Taulantia do të rehabilitohet në total duke mbledhur të gjithë ujërat e zeza të kësaj zone dhe më pas nëpërmjet tubacionit të ri ato do të shkojnë në impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Shënavlash. Projekti në fjalë pritet të nisë në  fillim të vitit të ardhshëm dhe brenda vitit 2017 do të ketë përfunduar. Projekti do të financohet nga Banka Botërore dhe kap vlerën e rreth 3 milion eurove. Në total janë parashikuar hapja e rreth 4 km tubacion i ri, i cili nis pranë zonës së Brrylit duke vazhduar drejt shëtitores Taulantia, banka tregtare, stacioni i trenit, stadiumi dhe më pas zona e ish kënetës.