KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ukraina arrin armëpushimin me Rusinë në prag të festave.
Ukraina arrin armëpushimin me Rusinë në prag të festave.

Ukraina arrin armëpushimin me Rusinë në prag të festave.

Qeveria e Ukrainës arriti marrëveshje për armëpushim gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri me separatistët prorusë në lindje të vendit. Armëpushimi hyri në fuqi në mesnatën e së martës. Marrëveshja u arit në kryeqytetin bjellorus Minsk pas bisedimesh të gjata. Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se kishte këmbëngulur shumë për këtë marrëveshje me qëllim që populli në pjesën lindore të Ukrainës të gëzojë në paqe gjatë festave të fundvitit. Përfaqësues te provincës Luhansk, pjesa më e madhe e së cilës është nën kontroll të separatistëve, thanë se marrëveshja e re ishte e nevojshme për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të marrëveshjes ekzistuese. Kombet e Bashkuara vlerësojne se më se 9 mijë njerëz, shumica civilë, janë vrarë qe kur nisi konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, në prill të vitit të kaluar.