KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Ukraina barazon dhe kualifikohet për në Euro 2016
Ukraina barazon dhe kualifikohet për në Euro 2016

Ukraina barazon dhe kualifikohet për në Euro 2016

Ndeshja fillon menjëherë me rritme të larta, dhe të dy kapitenët marrin kartela të verdha në katër minutat e para. Yevhen Konoplyanka e detyron Samir Handanovič që të presë, por është Sllovenia që arrin të shënojë me anë të kapitenit Boštjan Cesar në minutën e 11-të me kokë pas një krosimi të dhënë nga Valter Birsa, Sllovenia fillon të shpresojë.

Ukraina nuk arrin të tregojë jojën e saj të zakonshme në krahë, por megjithatë bëhet e rrezikshme, me anë të Yevhen Seleznyov që vë në provë aftësitë e Handanović me një gjuajtje të bukur fluturimthi. Sllovenia vazhdon të shtyjë, por edhe pse bën shumë goditje dënimi Birsa nuk arrin të realizojë.

Handanovič është i gatshëm të presë një gjuajtje rrafsh me tokë nga Yevhen Seleznyov pasi Konoplyanka përfitoi nga gabimi i Kevin Kampl. Nejc Pečnik mund të shënonte në fund të pjesës së parë por topi shkoi në duart e Andriy Pyatov.

Rritmet mbetën të larta edhe në pjesën e dytë, Handanovič pret një gjuajtje të Konoplyanka por Ukraina bëhet më e rrezikshme, në veçanti me anë të Vyacheslav Shevchuk, Andriy Yarmolenko dhe Yaroslav Rakitskiy.

Në zonën tjetër, Pyatov pret një goditje me kokë të Cesar top që i vjen nga goditja e këndit me anë të Birsa në 20 minutat e fundit dhe një të Zlatan Ljubijankič në zonën e portës. Ndeshja nxehet dhe Mišo Brečko i Sllovenisë del jashtë me të kuqe për faullin ndaj Konoplyanka. Me një Slloveni të pabilancuar në kërkim të golit, vjen në minutën e 97-të kundërsulmi ukrainas dhe Yarmolenko shënon. Ukraina kualifikohet për në Euro 2016.