KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ukraina ndërpret furnizimin me gaz nga Rusia
Ukraina ndërpret furnizimin me gaz nga Rusi

Ukraina ndërpret furnizimin me gaz nga Rusia

Ukraina ndërpreu të mërkurën furnizimin me gaz nga Rusia. “Në orën 07:00 GMT, shoqëria ukrainase e gazit “Naftogaz” tërhoqi të gjitha volumet e gazit rus të parapaguara dhe asnjë parapagesë nuk u krye”, theksoi Gazprom në një komunikatë. Pas një ndërperjeje tjetër gjatë verës, livrimet e gazit rus në Ukrainë rifilluan më 12 tetor në sajë të një marrëveshjeje që parashikonte që Kievi të parapaguante volumet e dëshiruara. Grupi rus Gazprom thotë se mospagesat nga ana e Ukrainës krijojnë shqetësime të mëdha në lëvrimet e gazit rus në Evropë.