KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ukraina përkujton mes tensionit Ditën e Pavarësisë
Ukraina përkujton mes tensionit Ditën e Pavarësisë

Ukraina përkujton mes tensionit Ditën e Pavarësisë

 

Mijëra ushtarë marshuan  në qendër të Kievit, në një paradë që shënoi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Duke folur në paradë, presidenti Petro Poroshenko tha se Ukraina do të vazhdojë të rrisë numrin e trupave ushtarake, në mënyrë që t’u kundërpërgjigjet sulmeve nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Ai akuzoi perseri Moskën se është përfshirë në këtë konflikt në tokën e saj. Konflikti i cili ka filluar në prill të vitit 2014, deri tani ka marrë jetën e më shumë se 6,400 personave. Marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar në shkurt në Misk, është shkelur rregullisht, kurse javën e kaluar nisi një valë e re dhune në lindje të Ukrainës.