KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ukraina shton listën e mallrave rusë që ndalohen të importohen
ukraina sanksione ndaj mallrave ruse

Ukraina shton listën e mallrave rusë që ndalohen të importohen

Qeveria ukrainase ka zgjeruar listën e produkteve ushqimore ruse që nuk do të lejohen të importohen në Ukrainë. Tashmë u shtuan 70 produkte të tjera, mes të cilave, perimet, peshku, ketçapi dhe ëmbëlsirat, të cilat ndalohen të importohen në atë vend. “Këto ndalesa mund të konsiderohen si masa kundër agresionin ekonomik rus, dhe ne do të vazhdojmë të mbrojmë tregun tonë”, u shpreh kryeministri Ukrainas.

Individet që do të importojnë mallra të ndaluara ruse në Ukraine do të gjobiten dhe produktet do të konfiskohen.

Masat ukrainase iu kundërpergjigjen ndalimit nga rusia të një numri produktesh ushqimore ukrainase, pas nënshkrimit nga presidenti Vladimir Putin të një dekreti që pezullonte marrëveshjen e tregtisë së lirë me Ukrainën. Dekreti hyri në fuqi në datën 1 janar.