KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ukrainë, 30 vjet pas shpërthimit të Çernobilit
30 vjet pas chernobili shperthimi ukraine

Ukrainë, 30 vjet pas shpërthimit të Çernobilit

Ukraina shënoi sot 30-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil. Kambanat janë dëgjuar qysh në orët e hershme të mengjesit, për të shënuar castin e shpërthimit në reaktorin numër katër, më 26 prill të vitit 1986. Ne nje ceremoni perkujtimore qe u mbajt ne kryeqytetin ukrainas Kiev, kurora me lule per nder te viktimave vendosen presidenti i vendit Petro Poroshenko, kryeministri dhe kryetari i parlamentit. Shpërthimi i para 30 viteve ne Cernobil beri qe një re e madhe materiali radioaktiv të kalonte kufijtë e Ukrainës, në Rusi, në Bjellorusi dhe në Evropën veriore. Numri i njerëzve të vrarë nga katastrofa mbetet ende i diskutueshëm. Mendohet se 30 persona humben jeten në castin e shpërthimit dhe në operacionin e shpëtimit. Por, një raport i Kombeve të Bashkuara, llogarit se 4,000 veta mund të kenë vdekur nga sëmundje që lidhen me rrezatimin radioaktiv. Ngjarja në Çernobil mbetet katastrofa më e rende bërthamore në histori.