KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ukrainë, arrestohet francezi që do të kryente sulme gjate Euro 2016
terroristi

Ukrainë, arrestohet francezi që do të kryente sulme gjate Euro 2016

Një shtetas francez, të cilit i janë konfiskuar 125 kilogramë eksploziv, 100 detonatorë, tre raketahedhës dhe disa kallashnikovë, është arrestuar në Ukrainë në përpjekje për të kaluar në Poloni. Në bazë të burimeve zyrtare, i identifikuari si Grigor M, mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte planifikaur të sulmonte xhamitë në Francë, gjatë kohës që do të zhvillohej kampionati europian i futbollit. 25-vjecari kishte lidhje me grupet e ekstremit të djathtë dhe dyshohet se ka udhëtuar drejt Ukrainës për të blerë armë, me qëllimin për t’i sjellë ato në Francë. Autoritetet ukrainase deklaruan se e kishin ndjekur të dyshuarin për disa ditë, dhe më në fund kryen arrestimin. Ata shtojnë se janë në kërkim të një tjetër personi, i cili ka hyrë bashkë me 25-vjeçarin në Ukrainë. Për mediat kanë reaguar edhe autoreitetet franceze, të cilat bënë me dije se kanë nisur procesin për ekstradimin e të identifikuarit me emrin Grigor.