KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ukrainë, miratohet reforma në gjyqësor

Ukrainë, miratohet reforma në gjyqësor

Parlamenti i Ukrainës ka kaluar reformat në gjyqësor, të cilat, sipas mbështetësve perëndimorë, janë të nevojshme për të luftuar korrupsionin. Ndryshimet synojnë të frenojnë ndikimin në emërimin e gjyqtarëve dhe të kufizojnë imunitetin e tyre në rast të shpërdorimit të detyrës. Kultura e ryshfetit në sistemin gjyqësor është parë si bllokada kryesore në përpjekjet e Ukrainës për reforma. Reformat janë kusht për këtë vend që të sigurojë paketën e ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh. Legjislacioni është mbështetur nga 335 ligjvënës, 35 më shumë seç është e nevojshme për ndryshim të kushtetutës.