KRYEFAQJA » LAJME » UKT, 16 investime në rrjetin e furnizimit me ujë
ukt, 16 investime, tirane, mjull-bathore

UKT, 16 investime në rrjetin e furnizimit me ujë

Në stinën e nxehtë, koha kur disa lagje të Tiranes nuk i shpëtojnë dot përmbytjeve duket një ëndërr e largët. Por muajt kalojnë shpejt. Ky dimër duket se do ta gjejë të zgjidhur këtë problem. Drejtori operacional pranë UKT, Durim Mustafaj tregon për TVSH se cilat janë zonat ku do të ndërhyhet.

Brenda vitit UKT parashikon të kryejë rreth 16 investime, si në rikonstruksionin e rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë, i ndërtuar që në vitet ’60, por edhe në ndërtimin e rrjetit të ri. Këto ndërhyrje do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Investimet nuk po kryehen vetëm në zonën e qytetit, por edhe rrethina. Ka përfunduar ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në Kodër Sharrë e yzberisht. Së shpejti do të konkretizohet edhe ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë në Mjull-Bathore, një zonë ku banorët prej 20 vitesh vuajnë mungesën e furnizimit me ujë.