KRYEFAQJA » LAJME » UKT ndërhyn në rrjet,Së shpejti nis zbatimi i projektit të Farkës

UKT ndërhyn në rrjet,Së shpejti nis zbatimi i projektit të Farkës

I ndërtuar që prej 1940, rrjeti i ujësjellësit në kryeqytet shfaq vazhdimisht vështirësi për furnizimin me ujë të banorëve. Ndër zonat më problematike, ku brenda këtij viti UKT do të riparojë dëmtimet e rrjetit është ajo e ish fizikës bërthamore, që përfshin rrugët shefqet Kuka, Thoma Filipeu dhe Myslym Keta, si dhe rruga Mustafa Demiri deri në rrugën e Elbasanit. Në disa segmente mungon edhe rrjeti i ri. Por paralelisht me rikonstruksionin e rrjetit të mortizuar, po ndërtohet edhe rrjeti i ri, si në zonën e yzberishtit dhe kodër-sharrës.

UKT ka nisur edhe projektin për heqjen e depozitave. Fillimisht banorëve do t’u sigurohet ujë 24 orë në ditë.

Ndërkohë në Rrugën Vllazen Huta, Llazi mio dhe Petro Koci ka përfunduar rikonstruksioni i rrjetit të amortizuar të ujësjellësit, duke garantuar furnizimin me ujë të banorëve të këtyre zonave.