KRYEFAQJA » LAJME » UKT, rrjet të ri në njësinë 9
Buxheti 2017, institucionet kërkojnë më shumë fonde

UKT, rrjet të ri në njësinë 9

UKT po ndërton një rrjet të ri për shpërndarjen e ujit në njësinë administrative nr. 9 në kryeqytet. Nga kjo ndërhyrje përfitojnë rreth 5 mijë banorë që jetojnë në zonën e kufizuar nga rrugët “Anastas Shundi”, Rruga “Rreli” dhe “Demir Progri, pasi do të ulen humbjet në rrjet dhe do të rritet sasia e ujit që shkon tek qytetarët. Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj ftoi qytetarët të kontaktojnë me UKT-në në rast se konstatojnë probleme në furnizimin me ujë. Sipas kryebashkiakut UKT ka kryer këtë vit 105 ndërhyrje dhe investime, ndërsa arketimet kanë qënë mbi 90 përqind.