KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ulet më tej çmimi i naftës
Ulet më tej çmimi i naftës

Ulet më tej çmimi i naftës

Çmimi i naftës ra në bursën e Nju Jorkut në vlerën më të ulët të 6 viteve të fundit, si pasojë e zhvleresimit te juanit kinez, cka shkaktoi shqetësime në tregjet financiare dhe në qarqet tregtare botërore. Nafta në Bursën e Nju-Jorkut u lirua me 1,88 dollarë duke u kuotuar në nivelin e 43,08 dollarëve për një fuçi, që është çmimi i saj më i ulët nga marsi i vitit 2009. Në këtë rënie çmimi ndikoi edhe shtimi i prodhimit nga irani. Administrata amerikane e energjise parashikoi se çmimi i naftës do të ulet edhe më tej gjatë ketij viti. Tregtarët e naftës mezi presin që ndonjë vend eksportues i naftës të ulë prodhimin në këto kushte, një lëvizje që ka pak gjasa të ndodhë. Organizata e vendeve prodhuesve dhe eksportuese të naftës OPEK, tha se prodhimi muajin e shkuar ishte 31,5 milionë fuçi, mbi 100 mije fuçi në ditë. Irani e ka rritur nxjerrjen e naftës me 32 mijë fuçi në ditë, prodhimi më i lartë që vjen nga ky vend në këto 3 vitet e fundit.