KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ulje emergjente e avionit “Egypt Air” në Uzbekistan, alarm për bombë
avini

Ulje emergjente e avionit “Egypt Air” në Uzbekistan, alarm për bombë

Një avioni i kompanisë Egyptair i nisur nga Kajro për në Pekin ka bërë ulje të detyruar në Uzbekistan pasi u sinjalizua se në bord kishte një bombë. Burime të kompanisë konfirmuan se avioni 995 ishte nisur nga Kajro për në Pekin dhe se alarmi për bombë u dha tri orë pas nisjes. Ishte një telefonatë anonime e cila lajmëroi sigurinë e aeroportit se në bord kishte një bombë. Në Avion ishin 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 118 pasagjerë. Për këtë arsye avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin më të afërt. Pasagjerët u evakuuan dhe punonjësit e sigurisë kontrolluan të gjitha bagazhet e pasagjerëve. Nuk është gjetur asnjë material shpërthyes dhe avioni më pas ka vazhduar fluturimin për Pekin.