KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ulje emergjente e avionit të Steinmeier
Ulje emergjente e avionit të Steinmeier

Ulje emergjente e avionit të Steinmeier

Avioni qeveritar, në bordin e të cilit gjendej ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier u detyrua të ulej në aeroportin berlinez ”Tegel”, pas një defekti kompjuterik, njofton DPA. Avioni, një Airbus A340, që mban emrin e Konrad Adenauerit, kancelarit të parë të pas Luftës II Botërore, është përfshirë shpesh në probleme teknike.
Zoti Steinmeier ishte nisur në Itali, ndërkohë që avioni bëri uljen e detyruar për arsye sigurie. Për shkak se riparimi i tij ishte i pamundur, një avion i vogël ”charter” u nis drejt Italisë, ndërkohë që një pjesë e madhe e delegacionit që shoqëronte ministrin mbeti në Berlin.
Ministri Steinmeier do të jetë i pranishëm në përurimin e një memoriali që përkujton masakrën naziste të vitit 1944 në Toskanë si edhe do të vizitojë një qendër migrantësh.
Edhe në prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel shkoi në Indi me një avion ushtarak për shkak të problemeve teknike të avionit qeveritar. avionit qeveritar.