KRYEFAQJA » LAJME » Unaza e Vogël e Tiranës, Dy segmente hapen për qytetarët
Unaza e Vogël e Tiranës

Unaza e Vogël e Tiranës, Dy segmente hapen për qytetarët

Unaza e vogël e kryeqytetit ka nisur të marrë formë. Ka përfunduar ndërtimi i segmentit të rruges së barrikadave tek 9 kateshet si edhe segmenti i rrugës “Dede Gjo Luli”, pas Muzeut Historik Kombëtar. Kjo rrugë është pajisur me 5 korsi, një korsi e dedikuar për transportin publik, korsi për automjetet dhe për biçikletat. Një hapsirë e konsiderueshme u është rezervuar këmbësorëve, ndërsa element i ri është ai i pllakës së verdhe, e cila është e vijëzuar për përdoruesit e shkopit të bardhe apo të verbërve. Kjo rrugë është ndërtuar sipas një standarti që për kryebashkiakun Erion Veliaj repekton të gjithë qytetarët.

Unaza e vogël do të vijojë me shembjen e pallatit të Insigut dhe ndërtimin e aksit nga sheshi skenderbej tek rruga barrikadave.

Kryebashkiaku bëri me dije se së shpejti do të transferohet edhe nënstacioni elektrike prapa 15 katëshit, për të vijuar më tej ndërtimin e Unazës së Vogël, me të njëjtat standarte me segmentin që u hap sot për qytetarët.