KRYEFAQJA » LAJME » Unaza e Vogël, javën e ardhshme zhvendoset nënstacioni elektrik
Unaza e Vogël, javën e ardhshme zhvendoset nënstacioni elektrik

Unaza e Vogël, javën e ardhshme zhvendoset nënstacioni elektrik

Punimet e Unazës së Vogël të Tiranës, që do t’i jap frymëmarrje qarkullimit të automjeteve rreth qendrës janë bllokuar për shkak të nënstacionit elektrik pas hotel Tiranës, i cili ndodhet në gjurmën e rrugës. Drejtori i Trasnportit rrugor në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija thotë për TVSH se Bashkia dhe OSHEE kanë koordinuar detajet e fundit sa i përket zhvendsojes së nënstacionit elektrik dhe javen e ardhshme pritet të nis nderhyrja. Por përmbyllja e projektit të unazës së vogël do të kërkojë mbi 2 muaj kohë.

Unaza e vogël e Tiranës duhet të kishte përfunduar përpara nisjes së projektit për rikulifikimin e Sheshit Skënderbej. Por fillimisht ato u zvarritën për shkak të proçesit gjyqësor që pronarët e ish godinës së insigut i hapi Bashkisë, pasi nuk binin dakord për vlerën e shpronësimit. Gjykata administrative vendosi në favor të Bashkisë. Në 7 shtator qevreria miratoi edhe shpronësimin për pronarët që preken nga zhvendosja e nënstacionit elektrik. Aksi që do të përmbyll ndërtimin e Unazës së Vogël është ai nga ish godina e insigut deri tek bulevardi Zogu i Parë.