KRYEFAQJA » LAJME » UNESCO, sot votimi për Kosovën
UNESCO, sot votimi për Kosovën

UNESCO, sot votimi për Kosovën

9 nëntori është dita vendimtare për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Rreth mesditës në Paris, ku që prej javës së kaluar zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në rend dite është caktuar edhe votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. UNESCO ka 195 anëtarë dhe për të siguruar anëtarësimin në këtë organizatë Kosovës i duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë.
Autoritetet kosovare dhe mbështetësit e Kosovës, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Shqipëria kanë zhvilluar një fushatë intensive për të siguruar mbështetjen e nevojshme. Ata kanë synuar të bindin shtetet anëtare të UNESCO-s se  Kosova meriton të anëtarësohet në këtë organizatë, duke dhënë garanci për mbrojtjen e manastireve të Kishës Ortodokse serbe.
Por autoritetet serbe kanë zhvilluar një fushatë të ashpër kundër Kosovës. Sipas tyre me ndihmën e NATO-s, janë shkatërruar objekte të “trashëgimisë kulturore serbe” pas largimit të trupave serbe nga Kosova.