KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNHCR: Rritje e numrit të viktimave në Mesdhe
Migrants sit in a rubber dinghy during a rescue operation by SOS Mediterranee ship Aquarius off the coast of the Italian island of Lampedusa in this handout received April 18, 2016. SOS Mediterranee/Handout via REUTERS
Migrants sit in a rubber dinghy during a rescue operation by SOS Mediterranee ship Aquarius off the coast of the Italian island of Lampedusa in this handout received April 18, 2016. SOS Mediterranee/Handout via REUTERS

UNHCR: Rritje e numrit të viktimave në Mesdhe

Mbi 2 mijë e 500 imigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të përshkuar Mesdheun për në Evropë deri tani këtë vit, tha sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR. Në vitin 2015 numri për të njëjtën periudhë, pesë muajt e parë të vitit ishte 1 mijë e 855. “Për gjithë Mesdheun, mundësia për të humbur jetën është një ndër 81”, tha zëdhënësi i UNHCR-së, William Spindler në një conferencë për shtyp në Gjenevë. Ai shtoi se rruga nga Afrika e Veriut në Itali ishte edhe më e rrezikshme: “2 mijë e 119 rastet e vdekjes deri tani këtë vit ishin mes atyre që përshkonin këtë rrugë, duke e rritur rrezikun e humbjes së jetës në 1 ndër 23”. Shumica e imigrantëve që ndërmarrin këtë rrugë janë nga Nigeria dhe Gambia, pasi shumica e sirianëve, afganëve dhe irakianëve vazhdon të përshkojë rrugën Turqi-Greqi, sipas UNHCR-së. Vetëm javën e kaluar, mendohet se rreth 880 imigrantë dhe refugjatë vdiqën në përpjekje për të përshkuar Mesdheun. Organizatat humanitare, kanë shpërndarë një fotografi të një punonjësi gjerman që mbante në duar një foshnje të mbytur, për të bindur autoritetet evropaine që të veprojnë për të zbutur këtë tragjedi të vazhdueshme.