KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF, “Fëmijët po vuajne barrën e konfliktit të armatosur në Jemen”
UNICEF, “Fëmijët po vuajne barrën e konfliktit të armatosur në Jemen”

UNICEF, “Fëmijët po vuajne barrën e konfliktit të armatosur në Jemen”

Nga muaji mars i këtij viti, nga konflikti në Jemen janë vrarë afro 400 fëmijë dhe po kaq të tjerë janë rekrutuar nga grupet e armatosura, deklaroi agjencia UNICEF. Ky është raporti i parë i agjencise së Kombeve të Bashkuara për fëmijët lidhur me gjendjen në Jemen, ku koalcioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton kundër kryengritësve shiitë hutu. Mbi 600 femijë janë plagosur në luftime ndersa 1,3 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. “Fëmijët po vuajnë barrën e konfliktit të armatosur”, thotë raporti i cili shton se edhe të mbiejtuarit e luftës ballafaqohen me kërcënim në rritje nga sëmundjet dhe keqyshqyerja. Grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim se të dyja palët në konflikt po i shkelin ligjet e luftës dhe nuk po bëjnë sa duhet për t’i mbrojtur civilët.