KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF: Mosul, 600.000 fëmijë janë në rrethim
UNICEF: Mosul, 600.000 fëmijë janë në rrethim

UNICEF: Mosul, 600.000 fëmijë janë në rrethim

Ndërsa trupat irakiane futen në Mosul, fëmijët dhe familjet që kanë vuajtur për dy vjet nga uria dhe frika, vazhdojnë të mbeten në kurth mes dy zjarreve dhe kërkojnë të ikin për t’u mbrojtur, njofton UNICEF.

“Mendohet se në Mosul jetojnë akoma 600.000 fëmijë në rrethim, deklaron një zëdhënës i UNICEF-it, numër ky që mblidhet me 14.000 që kanë ikur nga shtëpitë e tyre për të kërkuar strehim në kampe pritjeje. Këta fëmijë vijnë në kushte të tmerrshme. Kanë nevojë jo vetëm për strehim, por edhe për ndihmë psikologjike për shkak të tmerreve që kanë parë dhe vuajtur në këto ditë betejash të përgjakshme”.

“Është e nevojshme, urgjentisht, që të gjitha palët e përfshira në beteja që të mbrojnë fëmijët e mbetur në rrethim në këtë qytet. Janë viktima të pafajshëm që nuk mund të vazhdojnë të pësojnë përsëri gjithë këtë”, shtoi zëdhënësi.