KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF ndërpret ndihmën për Nigerinë
unicef-dp

UNICEF ndërpret ndihmën për Nigerinë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), njoftoi se ka pezulluar shpërndarjen e ndihmës shumë të nevojshme në Nigeri, pas sulmit mbi autokolonën humanitare në të cilin u plagosën dy persona. Autokolona po lëvizte nga Bama në drejtim të Maidugrit në shtetin Borno kur u sulmua nga persona të panjohur. Me këtë rast janë plagosur një nëpunës dhe një punonjës i UNICEF-it, të cilët janë shtruar në spital.