KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF: Në Falluxha fëmijët përjetojnë dhunë ekstreme
unicef

UNICEF: Në Falluxha fëmijët përjetojnë dhunë ekstreme

Agjencia e OKB-së për fëmijët ka thënë se të paktën 20 mijë fëmijë mbesin të ngujuar në qytetin irakian, Falluxha ndërsa forcat qeveritare po luftojnë për të rimarrë qytetin nga militantët e Shtetit Islamik. “Jemi të shqetësuar rreth mbrojtjes së fëmijëve përballë dhunës ekstreme”, ka thënë përmes një deklarate përfaqësuesi i UNICEF-it në Irak, Peter Hawking. “Fëmijët përballen me rrezikun e detyrimit për t’u rekrutuar për luftime”, brenda qytetit të rrethuar dhe “ndarjes nga familjet e tyre” nëse ata arrijnë të largohen, ka shtuar më tej Hawkins. Të përkrahur nga militantët shiia dhe sulmet ajrore të koalicionit që po udhëhiqet nga amerikanët, forcat irakiane kanë nisur një ofenzivë më 23 maj për të rimarrë kontrollin në Falluxha, qytet që gjendet 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad.