KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF shifra alarmante: fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e refugjatëve të botës

UNICEF shifra alarmante: fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e refugjatëve të botës

Një raport i UNICEF-it, i bërë publik një ditë më parë, e paraqet dramatike gjendjen e fëmijëve në nivel global. Raporti thotë se fëmijët përbëjnë sot thuajse gjysmën e të gjithë refugjatëve të botës, me numrin e refugjatëve fëmije të dyfishuar në dhjetëvjeçarin e fundit. Mbi 50 milionë fëmijë ose kanë emigruar në një vend tjetër, ose janë shpërngulur brenda vendit. Në raport thuhet se 45 përqind e refugjatëve fëmijë vijnë nga dy vende, nga Siria dhe Afganistani. Diku te 28 milionë fëmijë në tërë globin janë nxjerrë nga shtëpitë për shkak të konflikteve të dhunshme, e thuajse aq i kanë lënë shtëpitë në kërkim të një jete më të mirë. Fëmijët refugjatë dhe emigrantë përballen me një numër rreziqesh, shpjegon raporti, duke filluar nga mbytja në det, kequshqyerja, dehidratimi, rrëmbimi, përdhunimi e vrasja. Raporti i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’u siguroje mbrojtje, arsimim dhe shërbim shëndetësor këtyre fëmijë. Një thirrje vjen dhe për qeveritë, që duhet t’i analizojnë shkaqet rrënjësore që çojnë në lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve.