KRYEFAQJA » LAJME » Bota » UNICEF, shifra alarmante për femijët e pavaksinuar
unicef femijet e pavaksinuar somalia siria

UNICEF, shifra alarmante për femijët e pavaksinuar

Pak dite para javes boterore te Imunizimit qe mbahet kete vit ne datat 24-30 prill, Fondi i Kombeve te Bashkuara per Femijet beri te ditur se dy te tretat e femijeve qe nuk marrin vaksiat baze jetojne ne vende qe jane te prekura plotesisht apo pjeserisht nga konflikti. Nga vendet ne konflikt, Sudani i Jugut ka perqindjen me te larte te femijeve te pavaksinuar, pasi 61 perqind e tyre nuk marrin vaksinat baze, duke u ndjekur me pas nga Somalia me 58 perqind dhe Siria me 57 perqind. UNICEF gjithashtu deklaroi se ne zonat ne konflikt, vrasja e punonjesve te shendetesise apo shkaterrimi i godinave dhe pajisjeve mjeksore, kane patur nje efekt shkaterrues ne shendetit e femijeve. Mbipopullimi i kampeve te refugjateve si dhe mungesa e nevojave bazike si ushqimi, uji apo strehimi i ben femijet akoma me te ekspozuar ndaj semundjeve. Sipas UNICEF niveli i vaksinimit ne Siri ra nga 80 perqind ne vitin 2010 para konfliktit, ne nivelin 43 perqind ne vitin 2014. Poliomeliti u rishfaq ne ate vend ne vitin 2013, 14 vjet pasi ne ate vend nuk u raportua asnje rast me kete semundje.