KRYEFAQJA » LAJME » Universitetet publikojnë kuotat e lira, maturantët të nxitojnë
Universitetet publikojnë kuotat e lira, maturantët të nxitojnë

Universitetet publikojnë kuotat e lira, maturantët të nxitojnë

Universitetet publike kanë zbardhur kuotat e lira për maturantët që synojnë shkollat e larta. Sipas të dhënave të publikuara, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja janë 483 kuota të lira, në Fakultetin e Shkencave Sociale janë 402 kuota, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë janë 317 kuota të lira, ndërsa në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, 937 kuota të lira. Të gjithë maturantët që nuk kanë fituar deri më tani kanë dy ditë kohë për të bërë regjistrimet. Sipas ministrisë së arsimit dhe sporteve, viti akademik 2016-2017 do të nisi më 20 tetor.