KRYEFAQJA » LAJME » Universitetet zgjedhin kandidatët për studentë
Universitetet zgjedhin kandidatët për student

Universitetet zgjedhin kandidatët për studentë

Ka 2 ditë që universitetet kanë marrë në dorë notat dhe mesataret e të gjithë të rinjtë që kërkojnë të vijojnë studimet e larta nga Agjensia Kombëtare e Provimeve dhe menjëherë kanë nisur punën për përzgjedhjen e më të mirëve. Rektori i Universitetit Politeknik Andrea Maliqari në një intervistë për TVSH, ka sqaruar se janë ngritur grupet e vlerësimit për çdo program studimi, të cilët po përllogarisin mesataret e lëndëve preferenciale dhe pikët në total për të gjithë aplikantët. Në datën 5 Shtator parashikohet të shpallet lista paraprake me fituesit. Por ndryshe nga vitet e tjera për vendet boshe që do të mbeten në listë do të ketë një raund të dytë aplikimi. Lista përfundimtare ku do të përfshihen dhe fituesit që kanë aplikuar në raundin e dytë parashikohet të shpallet me 1 Tetor.