KRYEFAQJA » LAJME » Universiteti i Korçës ofron Masterin për Restaurimin e Monumenteve të Kulturës
universiteti-i-korces-ofron-masterin-per-restaurimin-e-monumenteve-te-kultures

Universiteti i Korçës ofron Masterin për Restaurimin e Monumenteve të Kulturës

43 studentë që kanë fituar të drejtën e studimit në Masterin Profesional në Restaurim të Monumenteve të Kulturës, që është i pari në këtë fushë kanë nisur sot vitin akademik. Masteri profesional do të zhvillohet në qytetin e Korçës dhe është i pari në Shqipëri, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe degë e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Zv.Kryeministri Niko Peleshi i pranishëm në këtë ceremoni tha se trashëgimisë kulturore do ti kthejmë vëmendjen e merituar pasi besojmë tek potenciali që ka.

Masteri i restaurimit do të instalohet pranë Universitetit të Korçës deri në krijimin e ambienteve të reja që do të jenë pjesë e kompleksit multifunksional artistik dhe kulturor në qendër të qytetit.