KRYEFAQJA » LAJME » Ura e Shkumbinit në Elbasan në gjendje të rëndë
ura e shkumbinit, elbasan, gjendje e rende, mirembajtje, ure lidhese

Ura e Shkumbinit në Elbasan në gjendje të rëndë

Struktura që duket në pamje është ura e Shkumbinit në qytetin e Elbasanit. E ndërtuar gjatë viteve ’80 në shekullin e kaluar shërben si nyje lidhëse për pjesën jugore të rrethit të Elbasanit. Nëse nuk do të vihet dorë në këtë urë atëherë banorët e Gjinarit, Zavalines, si dhe qytetarët e Gramshit, Cërrikut e Belshit, nuk do të mund të lëvizin më nga Elbasani drejt shtëpive të tyre. Agjensia e shërbimeve publike pranë bashkisë Elbasan nuk ka interes sa duhet për ta mirëmbajtur urën. Ndërkohë vjedhja pa kriter e inerteve dhe shtratit të lumit Shkumbin nga kompanitë ndërtuese edhe në kohën kur ndalohet shfrytëzimi i lumenjeve, ndikon negativisht në dobësimin e këmbëve të urës si dhe në rëndimin e situatës në aspektin e sigurisë kundër përmbytjeve. Nëse ata që e kanë për detyrë për ta mirëmbajtur këtë vepër nuk janë prezentë, por lejojnë që zhavori i lumit të zhvatet po me mijëra banorët që këtë urë e kanë një kalim drejt mbijetesës, çdo të bëhet?