KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Uragan në Meksikë,40 të vdekur
EPA/NOAA
EPA/NOAA

Uragan në Meksikë,40 të vdekur

Dyzet të vdekur është bilanci provizor i viktimave të lëna pas nga kalimi i uraganit Ërl në Meksikë. Numri më i madh i viktimave dhe dëmeve materiale është regjistruar në rajonin e Verakruzit, ku përmbytjet kanë shkaktuar lumenj balte që u kanë marrë jetën 11 personave. Edhe në qytetin Huauçinango, dëmet janë të mëdha, ndërsa mes viktimave numërohen edhe 7 fëmijë. Pritet që numri i personave që kanë humbur jetën të rritet pasi 18 njerëz rezultojnë të zhdukur. Meteorologët thonë se brenda 24 orëve, sasia e reshjeve ka qënë e njëjtë me atë të një muaji. Uragani Ërl kishte goditur më parë edhe Hondurasin dhe Belizen. Megjithatë, në Meksikë nuk pritet qetësim i motit. Një tjetër uragan, i quajtur Havier, po formohet në Paqësor dhe pritet që brenda disa orësh të mbërrijë në Meksikë.